Shqip
Surah Edh Dharijat - Aya count 60
وَالذَّارِيَاتِ ذَرْوًا
( 1 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 1 Edh Dharijat - Aya 1](style/islamic/icons/mp3.png)
Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.
فَالْحَامِلَاتِ وِقْرًا
( 2 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 2 Edh Dharijat - Aya 2](style/islamic/icons/mp3.png)
Për retë që e bartin shiun e rëndë.
فَالْجَارِيَاتِ يُسْرًا
( 3 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 3 Edh Dharijat - Aya 3](style/islamic/icons/mp3.png)
Për anijet që lundrojnë lehtë.
فَالْمُقَسِّمَاتِ أَمْرًا
( 4 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 4 Edh Dharijat - Aya 4](style/islamic/icons/mp3.png)
Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌ
( 5 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 5 Edh Dharijat - Aya 5](style/islamic/icons/mp3.png)
S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.
وَإِنَّ الدِّينَ لَوَاقِعٌ
( 6 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 6 Edh Dharijat - Aya 6](style/islamic/icons/mp3.png)
Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.
وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْحُبُكِ
( 7 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 7 Edh Dharijat - Aya 7](style/islamic/icons/mp3.png)
Për qiellin plot rrugë.
إِنَّكُمْ لَفِي قَوْلٍ مُّخْتَلِفٍ
( 8 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 8 Edh Dharijat - Aya 8](style/islamic/icons/mp3.png)
Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,
يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ
( 9 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 9 Edh Dharijat - Aya 9](style/islamic/icons/mp3.png)
Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.
قُتِلَ الْخَرَّاصُونَ
( 10 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 10 Edh Dharijat - Aya 10](style/islamic/icons/mp3.png)
Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
الَّذِينَ هُمْ فِي غَمْرَةٍ سَاهُونَ
( 11 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 11 Edh Dharijat - Aya 11](style/islamic/icons/mp3.png)
Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
يَسْأَلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ الدِّينِ
( 12 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 12 Edh Dharijat - Aya 12](style/islamic/icons/mp3.png)
E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”
يَوْمَ هُمْ عَلَى النَّارِ يُفْتَنُونَ
( 13 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 13 Edh Dharijat - Aya 13](style/islamic/icons/mp3.png)
Dita kur ata digjen në zjarr.
ذُوقُوا فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا الَّذِي كُنتُم بِهِ تَسْتَعْجِلُونَ
( 14 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 14 Edh Dharijat - Aya 14](style/islamic/icons/mp3.png)
Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ
( 15 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 15 Edh Dharijat - Aya 15](style/islamic/icons/mp3.png)
Të devotshmit janë në kopshte e burime.
آخِذِينَ مَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ
( 16 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 16 Edh Dharijat - Aya 16](style/islamic/icons/mp3.png)
Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
كَانُوا قَلِيلًا مِّنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ
( 17 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 17 Edh Dharijat - Aya 17](style/islamic/icons/mp3.png)
Ata qenë të cilët pak flinin natën.
وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
( 18 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 18 Edh Dharijat - Aya 18](style/islamic/icons/mp3.png)
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.
وَفِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ لِّلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ
( 19 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 19 Edh Dharijat - Aya 19](style/islamic/icons/mp3.png)
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
وَفِي الْأَرْضِ آيَاتٌ لِّلْمُوقِنِينَ
( 20 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 20 Edh Dharijat - Aya 20](style/islamic/icons/mp3.png)
Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
وَفِي أَنفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ
( 21 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 21 Edh Dharijat - Aya 21](style/islamic/icons/mp3.png)
Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
وَفِي السَّمَاءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ
( 22 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 22 Edh Dharijat - Aya 22](style/islamic/icons/mp3.png)
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
فَوَرَبِّ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ إِنَّهُ لَحَقٌّ مِّثْلَ مَا أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ
( 23 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 23 Edh Dharijat - Aya 23](style/islamic/icons/mp3.png)
Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.
هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَاهِيمَ الْمُكْرَمِينَ
( 24 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 24 Edh Dharijat - Aya 24](style/islamic/icons/mp3.png)
A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
إِذْ دَخَلُوا عَلَيْهِ فَقَالُوا سَلَامًا ۖ قَالَ سَلَامٌ قَوْمٌ مُّنكَرُونَ
( 25 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 25 Edh Dharijat - Aya 25](style/islamic/icons/mp3.png)
Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”
فَرَاغَ إِلَىٰ أَهْلِهِ فَجَاءَ بِعِجْلٍ سَمِينٍ
( 26 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 26 Edh Dharijat - Aya 26](style/islamic/icons/mp3.png)
Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
فَقَرَّبَهُ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ
( 27 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 27 Edh Dharijat - Aya 27](style/islamic/icons/mp3.png)
Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”
فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً ۖ قَالُوا لَا تَخَفْ ۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَامٍ عَلِيمٍ
( 28 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 28 Edh Dharijat - Aya 28](style/islamic/icons/mp3.png)
Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
فَأَقْبَلَتِ امْرَأَتُهُ فِي صَرَّةٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌ
( 29 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 29 Edh Dharijat - Aya 29](style/islamic/icons/mp3.png)
E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”
قَالُوا كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ ۖ إِنَّهُ هُوَ الْحَكِيمُ الْعَلِيمُ
( 30 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 30 Edh Dharijat - Aya 30](style/islamic/icons/mp3.png)
Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”.
قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا الْمُرْسَلُونَ
( 31 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 31 Edh Dharijat - Aya 31](style/islamic/icons/mp3.png)
Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”
قَالُوا إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَىٰ قَوْمٍ مُّجْرِمِينَ
( 32 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 32 Edh Dharijat - Aya 32](style/islamic/icons/mp3.png)
Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”
لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَةً مِّن طِينٍ
( 33 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 33 Edh Dharijat - Aya 33](style/islamic/icons/mp3.png)
Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ
( 34 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 34 Edh Dharijat - Aya 34](style/islamic/icons/mp3.png)
(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
فَأَخْرَجْنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
( 35 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 35 Edh Dharijat - Aya 35](style/islamic/icons/mp3.png)
Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْتٍ مِّنَ الْمُسْلِمِينَ
( 36 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 36 Edh Dharijat - Aya 36](style/islamic/icons/mp3.png)
Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.
وَتَرَكْنَا فِيهَا آيَةً لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ الْعَذَابَ الْأَلِيمَ
( 37 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 37 Edh Dharijat - Aya 37](style/islamic/icons/mp3.png)
Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.
وَفِي مُوسَىٰ إِذْ أَرْسَلْنَاهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَانٍ مُّبِينٍ
( 38 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 38 Edh Dharijat - Aya 38](style/islamic/icons/mp3.png)
(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِ وَقَالَ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
( 39 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 39 Edh Dharijat - Aya 39](style/islamic/icons/mp3.png)
E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”
فَأَخَذْنَاهُ وَجُنُودَهُ فَنَبَذْنَاهُمْ فِي الْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌ
( 40 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 40 Edh Dharijat - Aya 40](style/islamic/icons/mp3.png)
E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
وَفِي عَادٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ الرِّيحَ الْعَقِيمَ
( 41 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 41 Edh Dharijat - Aya 41](style/islamic/icons/mp3.png)
Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
مَا تَذَرُ مِن شَيْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَالرَّمِيمِ
( 42 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 42 Edh Dharijat - Aya 42](style/islamic/icons/mp3.png)
E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.
وَفِي ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا حَتَّىٰ حِينٍ
( 43 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 43 Edh Dharijat - Aya 43](style/islamic/icons/mp3.png)
Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë.
فَعَتَوْا عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ الصَّاعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ
( 44 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 44 Edh Dharijat - Aya 44](style/islamic/icons/mp3.png)
E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
فَمَا اسْتَطَاعُوا مِن قِيَامٍ وَمَا كَانُوا مُنتَصِرِينَ
( 45 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 45 Edh Dharijat - Aya 45](style/islamic/icons/mp3.png)
Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen.
وَقَوْمَ نُوحٍ مِّن قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ
( 46 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 46 Edh Dharijat - Aya 46](style/islamic/icons/mp3.png)
Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
وَالسَّمَاءَ بَنَيْنَاهَا بِأَيْدٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ
( 47 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 47 Edh Dharijat - Aya 47](style/islamic/icons/mp3.png)
Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
وَالْأَرْضَ فَرَشْنَاهَا فَنِعْمَ الْمَاهِدُونَ
( 48 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 48 Edh Dharijat - Aya 48](style/islamic/icons/mp3.png)
Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
وَمِن كُلِّ شَيْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
( 49 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 49 Edh Dharijat - Aya 49](style/islamic/icons/mp3.png)
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).
فَفِرُّوا إِلَى اللَّهِ ۖ إِنِّي لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
( 50 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 50 Edh Dharijat - Aya 50](style/islamic/icons/mp3.png)
Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
وَلَا تَجْعَلُوا مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ ۖ إِنِّي لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
( 51 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 51 Edh Dharijat - Aya 51](style/islamic/icons/mp3.png)
E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen.
كَذَٰلِكَ مَا أَتَى الَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
( 52 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 52 Edh Dharijat - Aya 52](style/islamic/icons/mp3.png)
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”
أَتَوَاصَوْا بِهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ
( 53 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 53 Edh Dharijat - Aya 53](style/islamic/icons/mp3.png)
A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَا أَنتَ بِمَلُومٍ
( 54 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 54 Edh Dharijat - Aya 54](style/islamic/icons/mp3.png)
Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.
وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَىٰ تَنفَعُ الْمُؤْمِنِينَ
( 55 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 55 Edh Dharijat - Aya 55](style/islamic/icons/mp3.png)
Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
( 56 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 56 Edh Dharijat - Aya 56](style/islamic/icons/mp3.png)
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
مَا أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ
( 57 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 57 Edh Dharijat - Aya 57](style/islamic/icons/mp3.png)
Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ
( 58 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 58 Edh Dharijat - Aya 58](style/islamic/icons/mp3.png)
All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.
فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذَنُوبًا مِّثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَابِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ
( 59 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 59 Edh Dharijat - Aya 59](style/islamic/icons/mp3.png)
S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا مِن يَوْمِهِمُ الَّذِي يُوعَدُونَ
( 60 ) ![Shqip - Edh Dharijat - Aya 60 Edh Dharijat - Aya 60](style/islamic/icons/mp3.png)
Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!